Autoriteti i Mediave Audiovizive

Ora News do të mbyllet? AMA: Nuk është mbyllur, ka marrë gjobë per ripërsëritje të shkeljes së masave anti-covid

15 Maj 2020, 22:28| Përditesimi: 15 Maj 2020, 23:15

  • Share

Ditën e sotme është komentuar se media shqiptare Ora News do të mbyllej, por kjo është hedhur poshtë nga Autoriteti i mediave Audiovizive (AMA).

AMA përmes një postimi në faqen e saj ka shkruar se ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, më 13.05.2020,për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Sipas saj, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba.

Postimi i plotë i AMA-s:

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19. Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020. Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020

Komento

Komente

  • Ggg: 16/05/2020 08:19

    Qeveri gjobash.... qeveri qesharake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?