Ora policore, nëndrejtori i Spitalit të Traumës: Gjatë ndërrimit të viteve më pak raste urgjencash (VIDEO)

5 Janar 2021, 20:04| Përditesimi: 5 Janar 2021, 20:18

  • Share

Nata e ndërrimit të viteve, nga eksperiencat e mëparshme është shoqëruar me më pak aksidente si dhe incidente familjare. Nëndrejtori i spitalit Universitar të Traumës, Vrenos Hodaj u shpreh për Report Tv se ora policore ka reduktuar urgjencat e pergjithshme.

“Kam një bindje absolute që ora policore ka ndikuar në një farë mënyre pozitivisht që na ka reduktuar një farë mase numrin e personave të traumatizuar për shumë arsye. Në datën 31, 1 dhe 2 relativisht ka pasur një numër të konsiderueshëm urgjencash që kanë qenë të përziera më pas urgjenca kirurgjikale, të kirurgjisë së përgjithshme, të kirurgjisë abdominale” – tha Hodaj.

Por si ishte ky ndërrim vitesh në krahasim me të kalaurën për i përket emergjencave për shkak të aksidenteve

“E konsideroj si gjë pozitive por që megjithatë një numër i konsiderueshëm i 150 urgjencave në 24 orë është një numër për t’u marrë në konsideratë por që të gjithë janë trajtuar dhe nuk është problem madhor në spitalin e Traumës.” – tha Hodaj.

Por gjatë këtyre neteve ka patur edhe raste të ndërhyrjeve kirugjikale të personave me COVID, por që kanë dalë me sukses.

1609873741_trauma1.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?