Geert Wilders

Orban dhe Le Pen urojnë për fitoren populistin holandez: Koha për ndryshim

23 Nëntor 2023, 11:11| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 11:12

  • Share

Kryeministri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, si dhe liderja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen, ishin ndër të parët që uruan Geert Wilders për fitoren dramatike në zgjedhjet holandeze.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ishte një nga të parët që uroi Geert Wilders në zgjedhjet parlamentare holandeze dhe madje e bëri këtë me një këngë të Scorpions.

Viktor Orban e shoqëroi mesazhin e tij me këngëne Scorpions, “Wind of change”, duke dashur të tregojë se Holanda po dërgon mesazhin e një zhvendosjeje në të djathtën ekstreme në të gjithë Europën.

“Erërat e ndryshimit janë këtu”, ka shkruar kryeministri hungarez.

Wilders mori urime edhe nga Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë francez.

“Urime Geert Wilders dhe ‘PVV’ për paraqitjen e tyre spektakolare në zgjedhjet parlamentare të cilat konfirmojnë përkushtimin në rritje për mbrojtjen e identiteteve kombëtare. Shpresa për ndryshim mbetet e gjallë në Europë”, shkroi Marine Le Pen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?