Rama e Orban

Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE

4 Nëntor, 14:54| Përditesimi: 4 Nëntor, 14:56

  • Share

Tirane- Me ftesë të homologut hungarez Viktor Orban kryeministri Edi Rama do të jetë të enjten në Budapest për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Pjesë e samitit do të jenë mbi 50 liderëve të tjerë evropianë.

Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm

Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.

“Konfliktet dhe paqëndrueshmëria janë në rritje në Afrikë. Emigrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij përbën një sfidë shtesë për Evropën. Ne do të diskutojmë mbi sfidat e sigurisë, të ndjekura nga katër sesione kryesore mbi temat e emigracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për emigracionin do të përfshijë të gjitha aspektet në luftën ndaj tij” thuhet në ftesën e Ramës

Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në vendin tonë. Sipas tij pa ngritjen e kampeve te menaxhimit të kërkesave për azil jashtë BE-së nuk mund të ndalet emigrimi i paligjshëm. Të gjitha zgjidhjet e tjera për kryeministrin hungarez janë një iluzion.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?