Në fjalën e tij krah homologut Viktor Orban në Budapest, Rama u shpreh mirënjohës ndaj kryeministrit hungarez. Më tej shprehu mirënjohjen edhe për mbështetjen e Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, teksa javën e ardhshme në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të hapet grupkapitulli i parë i negociatave.
Rama vlerëson Orbanin edhe si person me të cilin mund të flas lirisht për çështje të ndryshme, në të kundërt të retorikës në Europër e cila fajëson për shumëçka kryeministrin hungarez.
'Së pari jam vërtet shumë i nderuar për mënyrën se si kryeministri miku im më prezantoi. Nuk e di nëse është e merituar por këto fjalë kanë vërtetë rëndësi. Të gjithë e dinë që Viktor Orban është shumë më i lehti ti hidhet faji për çdo gjë që ndodh në botë. Për mua është më i këndshmi për të folur për gjëra të ndryshme që ndodhin në botë por edhe për historinë si instrument për të analizuar dhe përgatitur për të ardhmen. Kënaqësi që jam këtu dhe shpreh mirënjohjen nga zemra për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë, për ne.
Duke nxitur dhe bashkërenduar dhe bërë të mundur që pas disa ditësh do kemi mundësinë të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE. Në këtë mënyrë ne do të hyjmë fazë integrimi e përparuar. Dhe sigurisht falenderojmë dikë tjetër që nuk është pjesë e qeverisë hungareze, Oliver Varhelyi që na shoqëroi për 5 vite dhe ishte kyç në shumë arritje tonat. Jo vetëm në aspektin dy palësh por edhe shumë palësh në rajon.'
Lajmi kryesor:
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
G.K/ReportTv.al