Viktor Orban dhe Benjamin Netanyahu

Bota

Orban paralajmërohet për vizitën e kryeministrit izraelit në Hungari: Arrestoni dhe dorëzoni Netanjanhun

31 Mars, 22:12| Përditesimi: 31 Mars, 22:18

  • Share

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka paralajmëruar kryeministrin hungarez Viktor Orban për vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ndaj të cilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar.

“Ky nuk është vetëm një detyrim ligjor ndaj vetë Gjykatës, siç parashikohet nga Statuti i Romës, por edhe një përgjegjësi ndaj shteteve të tjera palë. Nuk i takon shteteve individuale të vlerësojnë në mënyrë të njëanshme legjitimitetin ose vlefshmërinë e vendimeve të ICC", deklaroi zëdhënësi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në lidhje me vizitën në Hungari të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet nga Viktor Orban të mërkurën pavarësisht urdhër-arrestit ndërkombëtar kundër tij.

“Nëse një shtet ka ndonjë dyshim apo shqetësim për bashkëpunimin me Gjykatën, ai ka mundësinë të konsultohet me të në kohë dhe në mënyrë efektive”, thekson më tej zëdhënësi i ICC, duke kujtuar se neni 119 i Statutit të Romës përcakton qartë se çdo mosmarrëveshje në lidhje me funksionet gjyqësore të Gjykatës duhet të zgjidhet nga vetë Gjykata”.

Për vizitën e kryeministri izraelit në Budapest ka reaguar edhe Amnesty Internation, e cila i kërkon kryeministrit hungarez të arrestojë dhe të dorëzojë në Gjykatën Penale Benjamin Netanjahun.

"Kryeministri Netanyahu është një kriminel i dyshuar lufte, i cili akuzohet për përdorimin e urisë si një metodë lufte, duke sulmuar me dashje civilët dhe krimet kundër njerëzimit të vrasjeve, persekutimit dhe akteve të tjera çnjerëzore. Si një vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Hungaria duhet ta arrestojë atë nëse ai udhëton në atë vend.

Çdo udhëtim që ai bën në një shtet anëtar të ICC-së, i cili nuk përfundon me arrestimin e tij, do ta inkurajonte Izraelin të kryente krime të mëtejshme kundër palestinezëve. Vizita e raportuar e Netanyahut duhet të shihet si një përpjekje cinike për të minuar GJPN-në dhe punën e saj, dhe është një fyerje për viktimat e këtyre krimeve që kërkojnë drejtësi nga Gjykata”, deklaroi Erika Guevara-Rosas nga Amnesty International..

Sipas saj, “ftesa e Hungarisë tregon përbuzje ndaj ligjit ndërkombëtar dhe konfirmon se kriminelët e dyshuar të luftës të kërkuar nga ICC janë të mirëpritur në rrugët e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”.

Në nëntor 2024, ICC lëshoi ​​urdhër-arreste  kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe komandantit të brigadës al-Qassam, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?