Kryeministri hungarez Victor Orban me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen

Bota

Orban si Trump: Ta bëjmë Evropën sërish të madhe

8 Nëntor 2024, 22:06| Përditesimi: 8 Nëntor 2024, 22:09

  • Share

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nënshkruan një deklaratë mbi konkurrencën në një samit infomal në Budapest gjatë ditës së sotme. Kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë për shtyp theksoi se qëllimi i përbashkët i deklaratës është ‘ta bëjmë Evropën përsëri të madhe’, sipas sloganit të Trump ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe’.

Orban i cili është aleat i Trump që fitoi zgjedhjet presidenciale këtë javë në SHBA, tha se masat e renditura në deklaratën e Budapestit përfshinin hapa të menjëhershme për të ulur çmimet e larta të energjisë.

Më herët në Budapest u mbajt edhe samiti i Komunitetit Politik Evropian, pjesë e së cilës ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me liderë të tjerë të BE-së dhe rajonit.

Ndërkohë në SHBA, më 5 nëntori Trump mundi bindshëm kandidaten demokrate Kamala Harris për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh për një mandat të dytë, me sloganin ‘Make America Great Again’.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?