Vizita e Orban në Moskë, KE: Takimi minon vendosmërinë e BE për luftën! Vizita kolegjiale në Hungari mund të anulohet

5 Korrik, 10:43| Përditesimi: 5 Korrik, 21:14

  • Share

Në një vizitë të papritur në Moskë që ka shkaktuar jo pak reagime në BE, kryeministri hungarez  u takua me presidentin Vladimir Putin. Kjo vizitë vjen  pas vizitës së tij në Ukrainë më 2 korrik, takime të cilat vijnë pas ardhjes së Hungarisë në krye të presidencës së BE-së.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell tha se kryeministri Orban "nuk po përfaqësonte BE-në në asnjë formë në Moskë dhe qëndrimet e tij nuk pasqyrojnë qëndrimin e bllokut. Edhe zënëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se vizita e kryeministrit Orban në Moskë minon unitetin dhe vendosmërinë e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Por nga ana tjetër Putin e ka interpretuar vizitën e mikut të tij Orban, si vizitën e një përfaqësuesi të lartë me tagër të plotë për të përfaqësuar qëndrimin e BE-së, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

“Siç e kuptoj, ju keni ardhur në Moskë edhe si president i rradhës i Këshillit të BE-së dhe jo vetëm si partner i Federatës Ruse”,-është shprehur Putin.

Për më tepër, Putin u shpreh se ishte gati të diskutonte me Orban "detajet" e propozimeve të tij për paqen në Ukrainë, duke shtuar se Moska është e gatshme të ndalojë sulmet nëse ukrainasit tërheqin trupat nga katër rajone dhe heqin dorë nga anëtarësimi në NATO.

Në fund të bisedimeve të tij në Kremlin me presidentin rus, kryeministri Orban premtoi se "do të vazhdojë të punojë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë", pavarësisht se Putin përjashtoi kategorikisht një armëpushim, duke argumentuar se Rusia dëshiron "një përfundim të plotë të konfliktit", që vjen vetëm nëse Kievi zbaton kushtet e vëna nga ajo.

"Ndoshta Orban nuk ka mandat nga BE-ja, por simbolika pas gjestit të tij është shumë e qartë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian gjatë konferencës ditore për shtyp lidhur me vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë. 

Vendimi i Orban, shtoi zëdhënësi, mund të rezultojë në anulimin e vizitës që kolegji i komisionerëve evropianë zakonisht kryen në vendin që mban presidencën e rradhës. Vizita ishte planifikuar pas kthimit nga pushimet verore.

 

 

 

Ora 21:11
Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar për vizitën e Orbanit në Moskë

1718863913_shtepiaebardhe.JPG

Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua sot me presidentin Vladimir Putin, në një vizitë të papritur në Moskë që ka shkaktuar jo pak reagime. 

Një reagim për këtë takim, ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila shprehet e “shqetësuar” nga vizita e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë për të takuar Vladimir Putin.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre u shpreh se ky takim nuk do të çojë para kauzën e paqes. 

"Ne jemi të shqetësuar nga ky udhëtim në Moskë", i cili "nuk do të çojë përpara kauzën e paqes dhe është kundërproduktiv," tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?