Kryeministri hungarez Viktor Orban

Orban u bën thirrje hungarezëve t’i 'rezistojnë' Brukselit

23 Tetor, 21:10| Përditesimi: 23 Tetor, 21:11

  • Share

Kryeministri nacionalist Viktor Orban i ka paralajmëruar hungarezët të mërkurën se ata duhet t'i “bëjnë ballë” patjetër Bashkimit Evropian, duke thënë se Brukseli po përpiqet ta rrëzojnë Qeverinë e tij.

Duke folur në një ngjarje për shënimin e kryengritjes së vitit 1956 kundër represionit sovjetik, e cila u shtyp brutalisht nga Ushtria e Kuq, Orbani tha se BE-ja dëshiron ta vendosë një “qeveri kukull” sepse “politikat e pavarura hungareze janë të papranueshme për Brukselin”.

Orbani shihet si aleati më i ngushtë i Moskës në BE.

Ai tha gjithashtu se “ushtarët sllavë nga lindja” mund të vendosen në Hungari përsëri, duke iu referuar Ukrainës.

Ai nuk dha prova për t’i mbështetur pretendimet e tij gjatë fjalimit në këtë ngjarje para mijëra mbështetësve të vet. Orban e ka përdorur këtë ngjarje në ta kaluarën për ta krahasuar BE-në me Bashkimin Sovjetik.

BE-ja e ka pezulluar mbështetjen financiare në vlerë miliarda euro për Hungarinë, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth politikave të Orbanit, të cilat janë kritikuar shumë se po e çrrënjosin sundimin e ligjit në shtetin e Evropës Qendrore.

Hungaria dhe BE-ja kanë muaj që fjalosen edhe për ndihmën për Ukrainën, emigracionin, dyshimet për keqpërdorimin e fondeve të bllokut dhe shkeljen e ligjeve të saj./REL

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Orban: 23/10/2024 21:55

    Ne rast se nuk je dakord me politiken qe po ndjekin disa leader te BE fillon persekutimi duke bllokuar fondet dhe duke kerkuar te behet grusht shteti , nuk thuhet qe vendet demokratike kane te drejten e fjales se lire dhe te votes ndryshe nga te tjeret ? Europa e ka humbur fillin e demokracise por komandohet nga Shba e cila do me cdo kusht qe te ruaje dominimin e saj ne bote , por gjerat jane duke ndryshuar dhe asnje nuk mund ti ndaloje ato , jemi duke pare renien e perandorise amerikane

    Përgjigju
    • Lindi: 23/10/2024 23:42

      Sot ka champions league, styka plot yje. Eshtë shumë më mirë se politika.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?