Orë e re policore sipas qyteteve, epidemiologu Simaku për Report TV: Qytetarët nuk zbatojnë karantinën

9 Shkurt 2021, 17:03| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 17:34

  • Share

Rritja e rasteve me COVID, prekja e moshave të reja dhe dyshimet për praninë e mutacioneve të COVID në vendin tonë, ka shtyrë ekspertët e shëndetësisë që të shqyrtojnë masat shtrënguese që mund të aplikohen në vendin tonë, për kontrollin e situatës. Epidemiologu Artan Simaku tregoi për Report Tv se pritet të ketë ndryshim në kufizimin e orareve, në varësi të situatës epidemiologjike në qytete të ndryshme.

“Më e mundshme janë këto, kufizimet në oraret e lëvizjeve, pra nuk parashikohet ndonjë rikthim i atyre masave shtrënguese siç ishin në fillim të epidemisë në muajin mars dhe në muajin prill, por do jenë kryesisht kufizime orari. Me shumë gjasë në bazë të situatës epidemiologjike në qytete të ndryshme”-tha epidemiologu.

Simaku thotë se nga ana klinike nuk ka ndryshim me COVID-19 dhe mutacioneve që janë shpërndarë.

“Nuk ka ndonjë ndryshim në simptoma, por variantet e reja të mutacionit kanë një transmetueshmëri më të lartë në popullatë, pra japim një rritje të shpejtë të numrit të rasteve sepse përhapen rreth 70% më shpejtë se shtamet e zakonshme që kanë qarkulluar deri tani, ndërsa nga ana klinike nuk ka ndonjë ndryshim”- u shpreh Artan Simaku.

Epidemiologu shpjegoi disa nga arsyet se përse po preken të rinjtë nga virusi në Shqipëri, mes të cilëve ka pasur dhe fatalitete.

“Prekja e të rinjve është sepse është kjo grupmoshë që nuk i respekton masat, pra është kjo grupmosha aktive 25-34 dhe 34-45 vjec. Përvec kësaj mund të jetë dhe ky dyshimi që kemi për hyrjen e këtyre varianteve të reja që kanë dhe transmetueshmëri të lartë në popullatë”- tregoi Simaku.

Në fund Simaku ka dhe një apel për zbatimin e izolimit pas prekjes nga virusi.

“Ajo që është më e rëndësishme për popullatën është respektimi dhe zbatimi i masave. Gjithashtu duhet të zbatohen dhe protkollot e izolimit dhe të trajtimit që i rekomandon mjeku i familjes. Ka patur dhe raste që persona që duhet të ishin të izoluar ose të karantinuar nuk e kanë zbatuar”-tha Artan Simaku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Ceni: 10/02/2021 00:40

    O Vaso nga bari i thate digjet edhe i njomi thote populli.

    Përgjigju
  • vaso: 09/02/2021 21:59

    Ata qe nuk zbatojne masat e Covitit nuk jane qytetare por shpellare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?