Kryepeshkopi Anastas

Sociale

Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij

11 Janar, 14:39| Përditesimi: 11 Janar, 14:40

  • Share

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas mban në ankth nga besimtarët ortodoksë. Hierarku i tyre ndodhet i intubuar në spitalin e Evangjelismos në Athinë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për hemorragji gastrike.

Për 48 orë do të pritet reagimi i shëndetit të peshkopit 95-vjeçar për këtë ndërhyje dhe këto orë janë kritike për të. Në këto 48 orë ankthi besimtarët në mbarë vendin po luten për kryepeshkopin. Në kishta ortodokse po mbahen mesha të posaçme ku besimtarë të të gjitha moshave dhe klerikë të besimeve të tjera luten për shëndetin e Kryepeshkopit Anasatas.

Fortlumturia e tij u shtrua në spitalin e Athinës në 3 janar, i zhvendosur nga një spital privat në Tiranë ku ishte shtruar prej 30 dhjetori me shenjat e një viroze.

Për të parë gjendjen e Peshkopit ditën e djeshme në spital shkoi ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Ambasada në Athinë thotë se po ndjek me shqetësim gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të spitalit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?