Sociale

Kalojnë 48 orët kritike për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, besimtarët luten për shëndetin e tij! Krerët e feve bëhen bashkë

12 Janar, 10:47| Përditesimi: 12 Janar, 17:57

  • Share

Pas më shumë se dy javësh në gjendje të  rëndë shëndetësore, e pasi iu nënshtrua një operacioni ditën e premte në Athinë, Kryepeshkopi Anastas vijon në gjendje kritike. Lutjeve për shërimin e shpejtë të kryepeshkopit 95-vjeçar, veç besimtarëve ortodoksë i janë bashkuar edhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare në vend.

48 orët kritike e paralajmëruara nga spitali në Athinë pas ndërhyrjes kirurgjike të kryepeshkopit Anastas kanë kaluar. Vetë spitali “Ungjëllizimi” ende nuk ka informacion të përditësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa të premten njoftuan se 2 ditët do të ishin vendimtare për prelatin 95-vjeçar, i cili ndodhet prej 30 dhjetorit i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë e më pas në kryeqytetin grek.

Me ankth priten lajme mes besimtarëve në Tiranë, teksa lutjet për shërimin e klerikut që qëndron në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale prej 33 vitesh prej ditësh vijojnë, ndërsa për të fortlumturinë e tij janë mbajtur mesha të posaçme.

Jo vetëm besimtarët por shqetësimi për shëndetin e Kryepeshkopi ka bërë bashkë edhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare.

Përmes një njoftimi të Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, Dom Gjergj Meta i Kishës Katolike, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi dede Edmond Brahimaj dhe Pastor Ergest Biti shkruajnë se po ndjekin me vëmendje ecurinë shëndetësore të kryepeshkopit.

“Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Për të parë gjendjen e Peshkopit ditën e premte në spital shkoi edhe ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Ambasada në Athinë thotë se po ndjek me shqetësim gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të spitalit.

Fortlumturia e tij u shtrua në spitalin e Athinës në 3 janar, i zhvendosur nga një spital privat në Tiranë ku ishte shtruar prej 30 dhjetorit me shenjat e një viroze.

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario Bocari: 12/01/2025 15:03

    Ah, sikur te … sa me shpejt, se po na vjen shume keq te vuaje keshtu. Thone se Zoti, njerezit e mire i don prane tij. Amen

    Përgjigju
  • Mandi: 12/01/2025 13:12

    Ishalla po e zevendesojne me nje shqipetar.

    Përgjigju
  • Sefa: 12/01/2025 12:16

    He mo c’thuhet ndonje e re sepse na keni lene ne terr informative.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?