Foto ilustruese

Sociale

Orë të gjata me diell, parashikimi i motit për sot

4 Maj, 07:51| Përditesimi: 4 Maj, 07:55

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim – veriperëndim  me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?