Politikë

Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj

12 Mars, 07:35| Përditesimi: 12 Mars, 12:01

  • Share

TIRANË- Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 46 emra për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.

Si në kampin blu, ashtu edhe tek ai socialist ende nuk ka një listë përfundimtare, por ‘vula’ për emrat jepet këtë pasdite ku partitë kanë thirrur në takime strukturat.

Kryesocialisti Rama mbledh në 19:00 Kryesinë e PS, ndërsa para mbledhjes do të zhvillojë një takim me drejtuesin politik për diasporën, Taulant Ballën. Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.

Shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur, pasi kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve. Ndërkohë, surprizë mbetet vendimi i kryesocialistit Edi Rama, i cili për herë të parë tha se mund të mos kandidojë fare si deputet.

Në ndryshim nga socialistët, Sali Berisha pritet që më listën e mbyllur të fusë emra besnikë të tij. 8 vende të sigurta ua ka premtuar aleatëve të koalicionit opozitar “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 4 prej tyre i merr Partia e Lirisë, ndërsa nga 1 ndahet për Mediun, Dulen, Idrizin dhe Dukën.

Për vendosjen përfundimtare të listave sot në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar. Vetë Berisha pritet të jetë në listë të mbyllur në Tiranë, ndërsa Ilir Meta refuzoi nga burgu ofertën e Berishës për ta futur në listë të mbyllur dhe deklaroi se do të garojë në listë të hapur.

“PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka bërë bashkë në ombrellën e vet çamët e grekët, parti anonime konservatorësh e ballistësh por edhe aleatët e vjetër.

Në këto zgjedhje, përveç koalicionit të Berishës me aleatët, kemi edhe bashkimin mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, si edhe Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit. 5 parti kryesore garojnë më vete, ndërsa 17 parti të thera 'fantazmë' janë regjistruar por pritet të shihet nëse të gjitha do të depozitojnë emra me kandidatë për deputetë për gjithë Shqipërinë.

Në zgjedhje pritet fletë votimi gjigande, ndërsa nëse gjitha subjektet e regjistruara do dorëzojnë kandidatë, KQZ është e papërgatitur se si do të veprohet me fletën e votimit. 
 

PARTI TË TJERA ENDE NË PIKËPYETJE
1. Partia "Aleanca Demokristiane e Shqipërisë"
2. Partia "Unitetit Kombëtar"
3. Partia "Lëvizja Atdheu"
4. Partia “Drejtësia Shoqërore”
5. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”
6. “Partia Komuniste e Shqipërisë”
7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”
8. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”
9. Partia “Fronti i Majtë”
10. Partia “Aleanca Demokracia e Re”
11. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”
12. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”
13. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”
14. Partia “Ardhmëria Shqiptare”
15. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”
16. Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
17. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”

 

SUBJEKTET E SIGURTA NË FLETË VOTIMI
Partia Socialiste - Edi Rama
Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore- Sali Berisha
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” - Adriatik Lapaj
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” - Dashamir Shehi
Partia Social Demokrate - Tom Doshi
Partia Mundësia - Agron Shehaj
Partia “Lëvizja Bashkë” - Arlind Qori
Koalicioni Euroatlantik - Lulzim Basha

Ora 11:50
Sot në mesnatë afati i fundit i dorëzimit të listave të deputetëve, Rama mbledh në 14:30 drejtuesit politikë të PS 

1741687214_edirama.png

Teksa sot në mesnatë është afati i fundit i dorëzimit të listave për kandidatë për deputet, kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë të PS në orën 14:30. 

Po ashtu, sot në orën 19:00 kryeministri Rama do të mbledh edhe kryesinë e PS.

Ndërkohë, Partia Demokratike sot pritet që të në orën 17:00 të mbledh Kryesinë, ndërsa në 19:00 Këshillin Kombëtar.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?