Lukaku me Conten te Interi dhe Gilmour

Orë vendimtare për transferimin e Lukakut, Napoli mbyll marrëveshjen për blerjen e Billy Gilmour

22 Gusht, 14:06| Përditesimi: 22 Gusht, 14:09

  • Share

Sot është dita vendimtare lidhur me transferimin e Romelu Lukakut te Napoli. Klubi italian që e nisi Seria A me disfatën e hidhur 3-0 kundër Veronës, e ka shpallur belgun objektivin kryesor të merkatos që prej ardhjes së Antonio Contes. Pas shumë e shumë negociata në verë, sot drejtori sportiv i italianëve ka udhëtuar në Londër dhe aktualisht po zhvillon negociata e fundit për sulmuesin, me Chelsean që kërkon te 40 milionë euro. Deri më tani Napoli ka shkuar te 30, por sot pritet të zgjidhet përfundimisht si çështje në një kohë kur Napoli ka marrëveshje prej kohësh me Lukakun, i cili ka pak muaj që ka mbushur 31-vjeç.

E ndërkohë që negocion për Lukakun Napoli ka kompletuar transferimin e mesfushorit Billy Gilmour. Mesfushori skocez i Brighton është transferuar te italianët për shifrën e 18 milionë eurove përfshirë edhe bonuset, ndërsa Napoli një ditë më parë zyrtarizoi edhe brazilianin Neres për 30 mln euro nga Benfica. Deri në fund të merkatos Napoli i Contes synon edhe një mesfushor që me shumë mundësi do jetë mes Scot McTominay dhe Amrabat.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?