Aurelio De Laurentiis

Oreksi vjen duke ngrënë te Napoli, De Laurentiis: Fitojmë Championsin nëse s'na pengojnë arbitrat

5 Maj 2023, 11:18| Përditesimi: 5 Maj 2023, 11:19

  • Share

Napoli u shpall zyrtarisht kampion në Serie A për sezonin 2022-23 pesë javë nga fundi i kampionatit. Me 80 pikë, 16 më shumë se ndjekësit e Lazios, napoletanët dominuan një sezon me lojë dhe rezultate. Pas festës së madhe në qytet, presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis tha se ky është kulm i një pritjeje 33-vjeçare, duke synuar sezonin e ri edhe trofeun e Champions League.

"Ky është kulmi i një pritjeje 33-vjeçare. Kur mbërrita në klub thashë se do të duheshin 20 vjet për titullin, arritëm atje dy sezone përpara. Tani duhet ta fitojmë sërish dhe na mungon Liga e Kampionëve. Në verë kishim nevojë për ajër të pastër dhe të gjithë drejtuesit e mi që sollën këtë revolucion ishin shumë të mirë. Kjo është një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje", tha presidenti i Napolit.

Më pas kineasti nuk ka lënë pa thumbuar edhe arbitrimin në Europë.

“Shpresoj të kemi nisur një epokë të re fituese. Tani duhet të fitojmë Champions League. Do të synojmë triumfin në atë kompeticion, gjithmonë nëse arbitrat nuk do të na pengojnë”, u shpreh kreu i Napolit.

Kujtojmë se festa e Napolit për titullin kampion ka lënë një të vdekur dhe mbi 200 të plagosur nga lëndët piroteknike.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?