Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal 70 të dënuar, mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon

20 Janar 2021, 07:43| Përditesimi: 20 Janar 2021, 12:47

  • Share

Në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka falur aleatët e tij të palëkundur, disa të akuzuar për korrupsion.

Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë. Trump ka falur edhe reperët Lil Wayne, Kodak Black dhe ish-kryetari i Detroit, Kwame Kilpatrick. Njoftimi u bë publik vetëm pak orë para se të inaugurohet presidenti Joe Biden.

Steve Bannon ka qenë këshilltari kryesor i Donald Trump në fushatën e vitit 2016 dhe u akuzua për mashtrim vitin e kaluar, gjatë fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës.

Bannon në bashkëpunim me tre persona të tjerë u akuzuan se mashtruan qindra mijëra dhurues, duke i lidhur ata me fushatën “ne ndërtojmë murin” , fushatë e cila mblodhi 25 milion dollarë, deklaroi departamenti i Drejtësisë. Fushata kishte për qëllim të mbledhë para për të ndihmuar Presidentin Donald Trump të përmbushte  premtimin e tij gjatë fushatës elektorale  për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Trump i kaloi orët e fundit duke diskutuar rreth faljes për njeriun që e ndihmoi atë të fitonte presidencën në 2016 dhe e ndoqi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë orëve të tij të fundit në detyrë, kishte një debat të furishëm në prapaskenë nëse duhej falur apo jo Bannon.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milion dollarë (18 milion).

Thuhej se ish-këshilltari i Trump ka marrë më shumë se 1 milion dollarë, të paktën disa prej të cilave i ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale, akuza që ai i ka mohuar. Trump gjithashtu ofroi falje për Paul Erickson, që u akuzua për pastrim parash. 

Në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, Trump bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

Presidenti Trump nuk e ka pranuar kurrë plotësisht humbjen ndaj demokratit Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 votave të zotit Trump. Presidenti në largim nuk do të takohet me Biden para inaugurimit të demokratit në mesditën e së mërkures. Në vend të takimit me zotin Biden, Donald Trump ka planifikuar udhëtimin për në Florida, ku ai pritet të banojë pas mbarimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dardan: 20/01/2021 08:12

    PRESIDENTI I SHBA NUK DUHET TE KETE PUSHTET MBI GJYQESORIN, POR KY HANDIKAP NUK ESHTE I VETMI NE KUSHTETUTEN E VJETERUAR 240 VJECARE AMERIKANE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?