TIRANË- Prej ditës së djeshme, prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” po nënshkruajnë një peticion, ku do i kërkojnë Ministrisë së Arsimit kthimin e orëve mësimore 45 minuta, ashtu siç kanë qenë më parë.
Fakti që aktualisht orët po zhvillohen 30 minuta, për shkak masave që janë marrë nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, duket se po kthehet në një problem të madh për prindërit. Që prej ditës së parë të shkollës, ata kanë ngritur zërin për të kundërshtuar këtë vendim, por duket se tashmë po marrin hapa konkretë.
Përmes mikrofonit të ‘Report Tv’, prindërit shprehen se do t’i lënë 5 ditë kohë institucioneve për tu përgjigjur, nga dita kur të marrin peticionin. Por në rastin kur nuk do të këtë përgjigje, ata paralajmërojnë protesta, ku fillimisht do të bojkotojnë mësimin për 2 ditë, më pas do protestojnë përpara institucionit së Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre masat anti-COVID duhet të zbatohen edhe për aktivitete të tjera shoqërore, si në bare, koncerte dhe jo vetëm në shkolla.
“Ne kemi menduar të bojkotojmë mësimin për dy ditë, pastaj do të përshkallëzojmë në protesta. Nuk ka arsye që mësimi të zhvillohet me turne ndërkohë që anë e kënd qytetit jeta vazhdon normalisht”, tha një prind.
Por zhvillimi i mësimit me turne, për prindërit krijon një problem të madh me oraret, pasi ata thonë se duhet të largohet një prind nga puna për të marrë fëmijët nga shkolla, oraret e së cilës variojnë nga 08:00 në 18:00. Ndërsa për të tjerë prindër, i rëndësishëm është fakti që orët të zhvillohen të plota, pasi nxënësit nuk po marrin njohuritë e duhura.
“Për mua nuk është penalizmi në punë. E rëndësishme për mua është procesi i mësimit, u bë viti 3 që këta fëmijë s’po e kuptojnë se çfarë është shkolla. Ka që nga nëntori i tërmetit që e bëjnë mësimin të sakatuar. Unë them që im bir nuk e di se ca është shkolla. Ai duhet të bëjë një proces të rregullt mësimor, me 20 minuta nuk bën do gjithçka.
Fëmijët nuk janë në gjendje të thithin mësimin që iu jepet. Nëse nuk kanë një hapësirë argëtimi, po vetëm ku iu citohet, ata nuk janë në gjendje të thithin. Im bir e ka vështirtë të shkojë në shkollë dhe ka qenë historikisht i përgatitur. Duhet dhënë një drejtim kësaj situate. Nuk mund të menaxhohet, ta fillojmë ditën që në mëngjes në 08:00 e deri në 06:00 pasdite të marrim fëmijët. Imagjino të jesh një prind me dy fëmijë, një fëmijë në mëngjes e një fëmijë në darkë. Kur do ta marrësh e kur do ta çosh, i bie që ne të lemë punën”, u shprehën prindërit.
Ndërkohë Report Tv lidhur me këtë problematikë, ka zhvilluar ditën e djeshme një intervistë me zv.ministren e arsimit Nina Guga. Sipas Gugës orët e mësimit po zhvillohen me 30 minuta, por numri i nxënësve në një klasë është reduktuar, nga 30 ose 40 nxënës, në 15 dhe kjo ndihmon në një mësimdhënie e mësimnxënie më të mirë. Guga tha se ky vendim është i përkohshëm dhe do të rishikohet sapo të bëhet një vlerësim i situatës epidemiologjike në vend. Teksa theksoi se mësimi me turne po zhvillohet në 22% të shkolla, pra sipas saj 78% e shkollave po zhvillojnë mësim normal.
Viti i ri shkollor u hap me datë 27 shtator, ndërsa që prej datës 1 shtator nxënësit kanë zhvilluar mësim plotësues për të plotësuar mangësitë e mbetura nga një vit më parë prej pandemisë.
Eshte inisiative e nji grushti njerezish qe nuk thone te verteten te plote. Thone vetem gjys te verteta. Oret jane 25 min, por behen dopio. Pra dy ore 25 minuteshr per gjuhen, dy per matematiken etj. Pra 50 minuta per lende. Ne kohe normale komuniste beheshin 45 minutshe. Ca duan kto bibat tashti?
PërgjigjuDuan we te mos behen 2 lend me dit e te na dalin femijet injorant.duan we mesim te behet tamam. Edhe nese ti ke te drejt ne ate qe thua I bie qe bejn vetem 2 or mesim femijet.po ik e ha ndonje sufllaqe falas se duket qe ske lidhje me prinderimin