Bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Gjasat për një epidemi globale po rriten dita-ditës

18 Shtator 2019, 15:46| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 15:49

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin: Gjasat për një epidemi globale po rriten dita-ditës dhe bota nuk është e përgatitur për to.

Raporti alarmant i hartuar nga një panel ekspertësh dhe zyrtarësh ndërkombëtarë të shëndetit, shkruan dhe për rrezikun që bart në vetvete kjo situatë, duke sjellë si shembull epideminë e gripit të vitit 1918.

“Katastrofa e dikurshme e gripit vrau rreth 50 milionë vetë, por nëse një infeksion i ngjashëm do të ndodhte sot, do të shkaktonte rreth 80 milionë viktima”- thuhet në dokumentin e specialistëve të shëndetit.

Bota, paralajmëron OBSH, nuk është e përgatitur për diçka të tillë.

“Për një kohë të gjatë, ne kemi lejuar neglizhence kur vjen fjala tek pandemitë. Përpjekjet tona i shtojmë vetëm kur kur përballemi me një kërcënim serioz”

Në periudhën e viteve 2011 dhe 2018, OBSH regjistroi 1,483 epidemi në mbarë botën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?