Foto ilustruese

Bota

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron: Thatësira mund të jetë 'pandemia' e radhës nëse nuk merren veprime të menjëhershme

17 Qershor 2021, 22:36| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 22:42

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset njerëzit nga thatësira, duke e konsideruar atë "pandeminë e radhës".

" Thatësira ka rrezik të bëhet pandemia e radhës dhe nuk ka vaksinë për ta kuruar atë," tha Mami Mizutori , përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat , në një konferencë shtypi sot.

Thatësira tashmë ka shkaktuar humbje ekonomike prej të paktën 124 miliardë dollarë dhe ka prekur më shumë se 1.5 milion njerëz midis 1998 dhe 2017, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, të publikuar sot.

Por edhe këta numra, tha Mizutori, janë "ndoshta shumë më poshtë së vërtetës".

Ngrohja globale tani po shkakton thatësira më të ashpra në Evropën Jugore dhe Afrikën Perëndimore, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të rritet "në mënyrë dramatike" nëse njerëzit nuk ndërmarrin veprime.

Rreth 130 vende mund të përballen me një rrezik më të madh të thatësirës këtë shekull, bazuar në një skenar të Kombeve të Bashkuara .

23 vende të tjera do të përballen me mungesë uji për shkak të rritjes së popullsisë.

"Thatësira, 'si një virus', ka tendencë të zgjasë për një kohë të gjatë, ka një zonë të gjerë gjeografike dhe shkakton dëme të mëdha," tha Mizutori .

Ibrahim Tiau, sekretar ekzekutiv i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Luftuar Shkretëtirëzimin, tha se degradimi i tokës, i shkaktuar pjesërisht nga keqmenaxhimi i tokës, e ka sjellë botën më pranë "një pike pa kthim".

OKB-ja nuk e ka hetuar efektin që thatësirat mund të ketë në migrimin e brendshëm në mes të kontinenteve, por Tiau tha se nuk është më e paimagjinueshme, madje edhe në Europë .

"Sigurisht që është një fenomen që po ndodh në pjesë të tjera të botës dhe mund të ndodhë edhe në Evropë , " tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?