Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan (majtas) me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama (djathtas), në vitin 2022 gjatë festës hebraike të Hanukkah

Bota

Organizata për të drejtat e Palestinës akuzon kryerabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan për krime lufte në Gaza

24 Shtator, 19:58| Përditesimi: 24 Shtator, 20:10

  • Share

Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve me bazë në Britaninë e Madhe, ICJP (Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinën) ka ngritur akuza për përfshirje në krime lufte ndaj kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.

njoftimin në faqen e saj, organizata nuk e përmend emrin e kryerabinit.

Por lidhjen mes denoncimit të SAJ dhe emrit të kreut të komunitetit hebre në Shqipëri, e ka zbuluar Middle East Eye (MEE), një faqe e specializuar për mbulimin dhe analizat mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Sipas IJCP-së, “individi (Kaplan) besohet se ka shërbyer si ushtar rezervë në Batalionin e 55-të të Parashutistëve.

Provat fotografike tregojnë se i dyshuari ishte në Gaza duke mbajtur stemën e batalionit të 55-të të parashutistëve”.

Njoftimi vijon më tej duke shpjeguar se “hetimi me burime të hapura zbulon se Brigada e 55-të e Parashutistëve vepronte në Khan Younis, Gaza në periudhën dhjetor 2023 deri në shkurt 2024. Besohet se i dyshuari ishte anëtar i Divizionit të 98-të në batalionin e 55-të. Pamjet tregojnë gjithashtu se Divizioni i 98-të shkatërroi linjat kryesore të ujit Mekorot në Rrugën Al Sikka në Khan Younis”.

Vetë Kaplan nuk e ka fshehur angazhimin e tij në frontin e luftës. Në tetor të vitit të kaluar, ai u shfaq në një intervistë në RTSH e cila reklamoi “praninë në studion e Express, të Yoel Kaplan, kryerabinit të Shqipërisë, i kthyer nga fronti I luftës me Hamasin”.

MEE shkruan se në shtator 2024, ajo zbuloi pamje video të postuara në mediat sociale të Kaplanit duke festuar mbi një tank mes shkatërrimit të përhapur në Gaza.

"Rabini Yoel Kaplan, një përfaqësues i Chabad Shliach në Shqipëri, i cili u kthye në Izrael pas 7 tetorit dhe ka luftuar kundër Hamasit që nga fillimi i luftës, i bie shofarit [bririt të dashit] për ushtarët e tjerë në Gaza", lexohej në mbishkrim.

Pas këtij zbulimi, MEE kontaktoi Kaplanin me telefon në lidhje me rolin e tij në Gaza.

"Unë jam shumë aktiv [në ushtri] dhe mendoj se është koha të jem aktiv sepse nëse jo në këtë luftë, kur?" tha Kaplan, duke pretenduar se Izraeli po luftonte "për familjet hebraike" në të gjithë botën.

MEE thotë se raportoi “dhjetëra vdekje civile ndërsa njësia e Kaplan operonte në Khan Younis, dhe pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua ose u dëmtua para se Divizioni i 98-të të ridislokohej në tetor 2024.

Batalioni i Kaplan ishte aktiv në Khan Younis kur forcat izraelite qëlluan fëmijë dhe shënjestruan spitale, ambulanca dhe shkolla ku mijëra civilë ishin strehuar”.

MEE shkruan se në kohën kur ajo kishte intervistuar Kaplanin, fotografia e profilit të tij në Whatsapp, e tregonte atë duke udhëhequr lutjet për trupat në Gaza, por se menjëherë pas intervistës ai e kishte fshirë foton.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve, ICJP thotë se i është drejtuar për rastin autoriteteve shqiptare, përmes Koalicionit Global 195, një rrjet ligjor ndërkombëtar që ndjek krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Gaza.

“Ne kemi arsye të besojmë se ky individ është aktualisht i pranishëm brenda juridiksionit shqiptar dhe se policia vendase duhet ta hetojë dhe arrestojë urgjentisht individin”, shkruhet në njoftim.

Por ndërhyrja e autoriteteve shqiptare duket e pamundur, përsa kohë Kaplan dyshohet për krime të kryera përtej territorit të Shqipërisë, dhe ndaj tij nuk ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Megjithatë ICPJ pretendon se ai duhet arrestuar “në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, dhe në përputhje me Nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë.

Shqipëria gjithashtu iu bashkua Konventës së Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë penalisht dhe të ndëshkojë në mënyrë aktive aktet e gjenocidit sipas këtyre detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan organizata, duke shtuar se është “e gatshme” t'u vërë në dispozicion prova për shqyrtim dhe përdorim në procedurat ligjore.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Naim Teqja: 25/09/2025 11:58

    Ky rabin duhet larguar nga shqiperia. Mos behemi si pjesa me e madhe e europes qe mbyllin syte perpara ketij gjenocidi. Olokaustin e ebrenjeve ne e kemi lezuar ne libra , kurse kete , olokaustin e palestinezeve po e shikojm in mondovisione cdo dite . Mbase neser kjo fatkeqesi do ti takoj nje tjeter Combi.

    Përgjigju
  • Igor: 25/09/2025 11:33

    A ju mungojne ne Shqiperi Kriminela a nuk keni mjafte dhe sidomos nga ky vend ku shkelin keta ndodhi fatkeqsyra largoni me nji here keta flliqesirat e anti njerezimit.

    Përgjigju
  • Ersi: 24/09/2025 23:47

    Palestinezët nuk kanë gojë të flasim për të drejtat e njeriut, sepse janë të parët që i shkelin ato.

    Përgjigju
  • Turi: 24/09/2025 20:29

    Kryerabini Shqiperise ? Ajo lloj rrace nuk duhet te shkeli ne vendin tone te jete me ligj qe ata kriminele qe vrasin femije nuk duhet te futen ne Republiken e Shiperise

    Përgjigju
    • Naim Teqja: 25/09/2025 11:27

      Ky bastard e ka vendin ne burg. Eshte nje kriminel qe Ka vra femijet gra te pafajshme. Eshte e tmershme qe politikanet e kan pranuar ne ate post.o njerez eshte turp per politiken tone te jashtme te mbaj kete qendrim ndaj popullit Palestinez

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?