Bota

Organizata Sea Watch: Janë konstatuar trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane (FOTO)

25 Qershor, 19:38| Përditesimi: 25 Qershor, 20:33

  • Share

Trupa të pajetë që notojnë në det, disa prej tyre pranë një motovedete të Rojës Bregdetare libiane. Vullnetarët e organizatës Sea Watch, që i kanë zbuluar nga bordi i avionit të vëzhgimit “Sea Bird”, i kanë bërë thirrje libianëve për ndërhyrje, por askush nuk ka kthyer përgjigje, dhe trupat kanë mbetur duke u endur në ujë.

Janë pamje tronditëse, qëllimisht të turbullta, ato të publikuara nga Sea Watch për të dokumentuar një tjetër mbytje tragjike në det. Ngjarja ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare, në zonën e kërkim-shpëtimit të kontrolluar nga Libia. Nuk ka ende të dhëna për llojin e mjetit që është fundosur apo për numrin e saktë të viktimave. Sipas vëzhguesve nga Sea Bird, trupat e pajetë ishin disa.

“Kemi frikë se janë viktima të një mbytjeje dhe se mund të ketë edhe të vdekur të tjerë”, – deklarojnë ata.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?