Elektricistët britanikë të arrestuar dhe një nga fermat e kanabisit

Bota

Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund

7 Mars, 21:23| Përditesimi: 7 Mars, 21:29

  • Share

Angli- Një organizatë shqiptare e drogës kishte rekrutuar si punonjës të shtëpive të barit elektricistë britanikë. 

Detyra e tyre ishte të manipulonin rrymën elektrike duke ia vjedhur konsumatorëve anglezë dhe për të kamufluar harxhimet e mëdha të energjisë nga fermat e kultivimit të kanabisit.

Dëmi i shkaktuar shtetit është miliona paund, teksa drejtësia britanike i ka shpallur fajtorë dhe dënuar. 

Gjykata dënoi 8 të pandehurit për rolet e tyre në grupin kriminal, për të cilin hetuesit zbuluan se ishte përfshirë në ngritjen e “shtëpive të barit” në 32 zona të ndryshme, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis nëntorit 2020 dhe shkurtit 2024, raporton BBC.

Grupi, i kryesuar nga drejtorët e kompanisë Ross McGinn, ofruan shërbimet e tyre për grupet shqiptare të krimit të organizuar, u shprehën hetuesit.

Firma ishte e regjistruar në ‘Companies House’ dhe dy prej elektricistëve kishin profile LinkedIn në të cilat postonin foto të punës në dukje legjitime për të promovuar kompaninë.

Gjykatësi David Potter tha se të gjithë të pandehurit ishin “të shtyrë nga lakmia për para për të vazhduar këtë tregti të paligjshme”.

Mes ambienteve që furnizoheshin ishin një ish-hotel, dyqane, një klub nate, një lokal dhe një dyqan bosh.

“Shumica e njerëzve, thjesht do të mendonin se ishin një kompani e zakonshme që kryente punën, por në fakt nuk ishin. Nuk kishin leje, nuk kishin licencë. Ata nuk kishin asnjë arsye legjitime për të qenë atje, dhe në fakt, ata ishin atje për të vjedhur energjinë elektrike”, tha gjyqtari.

Operacioni i koduar “Shkëndija” çoi në zbulimin e shtëpive të barit dhe sekuestrimin e sasive të drogës së kultivuar, me vlerë mbi 20 mln paund sipas autoriteteve, nga më shumë se 100 ferma, shumica të menaxhuara nga shqiptarët, informon media britanike.

Pamjet e gjetura nga hetuesit treguan shpërthime elektrike ndërsa banda gërmonte në një rrugë në Middlesbrough për të vendosur kabllot e tyre me ato ekzistuese për të marrë energji. Një foto e gjetur në telefon tregonte edhe njërin prej tyre me djegie në fytyrë, që mendohej se kishte pësuar gjatë kryerjes së punës.

Gjykata tani pritet që të shpallë edhe se sa vite burgim do vuajë secili prej elektricistëve të pandehur.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: