Foto ilustruese

Organizatat për Sigurinë e Gazetarëve: Pronarët që përdorin mediat e tyre për interesa financiare minuan besimin e publikut dhe punën e gazetarëve

18 Nëntor 2022, 16:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 16:32

  • Share

Pas një misioni dyditor faktmbledhës në Tiranë, më 17-18 nëntor 2022, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës kanë publikuar sot gjetjet e tyre mbi lirinë e shtypit, pluralizmin e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

Organizatat që vizituan Tiranën theksojnë në gjetjet e tyre se pronarët e mediave në Shqipëri përdorin asetet e tyre mediatike për t’I shërbyer agjendave të tyre private, sipas interesave të caktuara.

“Për shumë prej kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri vazhdon të jetë shkak “kapja e pjesëve të rëndësishme të mjedisit mediatik nga interesat e biznesit”. Këta pronarë të mediave përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer agjendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik. Vitet e fundit është intensifikuar përqendrimi i mediave nën kontrollin e grupeve të tilla biznesi”, thuhet në gjetjet e tyre.

“Rezultati është se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe kanë çuar në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të një raportimi cilësor investigativ”, përfundojnë organizatat e gazetarëve./Lexo.al

Ora 17:03
'Bisedë e gjatë dhe konstruktive', Federata Europiane e Gazetarëve vlerëson takimin me Kryeministrin Rama për çështjet e medias

Pas takimit që partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës patën me autoritete shtetërore dhe profesionistë të medias, ka reaguar në Twitter edhe një prej gazetarëve pjesëmarrës në takimet e mbajtura në Tiranë, Ricardo Gutierrez, i cili mban detyrën e Sekretarit të Federatës Europiane të Gazetarëve.

Gutierrez është shprehur pozitivisht për takimin dhe bisedën profesionale që ka patur me Kryeministrin Rama.

“Platforma e Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve pati një takim të gjatë dy orësh, intensiv, por në fund konstruktiv me kryeminstrin shqiptar Edi Rama, këtë mëngjes”, shkruan Gutierrez në Twitter”.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viçidoli: 18/11/2022 17:31

    Mirë e tha guterres,po ç'thotë kazani Alla Bushat,Lubonjë,Fevzi,shkullaq e kompani që hanë e dhjesin në foltoren më falni nevojtores madein Sali rithemelimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?