TIRANE-REPORT Tv zbardh detaje të reja për Aurel Hoxhallarin, i cili është cilësuar nga policia si organizatori i grupit kriminal që vrau Devi Kasmin. Aurel Hoxhallari rezulton që të jetë një person me precedent penal, pasi është arrestuar tre herë nga policia.
Herën e parë është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 6 për plagosje me armë zjarri, herën e dytë u arrestua në Kavajë për armë mbajtje pa leje, pasi iu gjet një pistoletë ‘Glock’, por e nxori gjykata.
Herën e tretë u arrestua te rruga e Kavajës, ndërsa pritet arrestimi për herë të katërt. Aurel Hoxhallari organizoi vrasjen e Devi Kasmit, ndërsa ekzekutori ishte greku Efthymiou Efthymious.
d.b/shqiptarja.com