RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe "Giro d’Italia", i ka dërguar një letër falenderimi Policisë shqiptare për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025.
Në letrën falenderuese që mban firmën e drejtorit të Çiklizmit, Mauro Vegni theksohet se shërbimi i policisë dhe garantimi i sigurisë tregoi aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave policore shqiptare. Përmendet mes të tjerash edhe fakti se siguria është vlerësuar edhe nga mediat sportive dhe organizmat më të lartë të çiklizmit ndërkombëtar, apo institucione të tjera.
“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar. Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.
Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”, thuhet në letër.
Letra dërguar policisë
Komente

Para se gjithash, ( Nuk po flas ne emrin e z. Ilir Proda), sipas mendimit tim personal, kur raporti dhe marredhenja ime me sportin dhe te gjitha kulturat sportive, perfshire ciklizmin marrin jo xhiro por superxhiro ne " It's personal"! Te jesh sportdashese eshte nje gje dhe te ushtrosh sportin si nje kulture jetese ne sensin e nje jete te shendetshme eshte tjeter gje. Une "personalisht" falenderoj zn. Meloni si perfaqsuese e extremit te djathte dhe zn. Kumbaro si perfaqesuese e extremit te majte. Midis ketyre dy extremiteteve nuk u gjet nje e mesme centriste per te kundershtuar propozimin e ketyre dy kulturave qe " Life is short"! Duke u lekundur si pendulum midis ketyre kulturave extreme, ne bllokimin e rrugeve me tastin e "Giro d'Italia" dhe mbasi isha detyruar forcerisht te braktisja sportin, gjeta kalimtaret, njerezit e thjeshte, qe na bashkonte i njejti stres. Rruge te bllokuara, rruga gjate te nxirrte gjate, rruga shkurt te nxirrte shkurt, barku u tundej nga te "mbllaciturit nga halli dhe stresi". Pavaresisht se "komentatorja sportive" e konsideroi si nje sukses te organizatoreve. Nuk mendoj se policet ishin me pak te stresuar, vetem se ne orar pune e kane te ndaluar te hane...
Përgjigju