Pamje nga gara në Tiranë

Kronikë

Organizatorja e ‘Giro d’Italia’ letër falenderimi Policisë: Shprehim konsideratën për strukturat tuaja, rezultati i arrirë në sigurinë e garës ka qenë maksimal

6 Korrik, 13:29| Përditesimi: 6 Korrik, 13:41

  • Share

RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe "Giro d’Italia", i ka dërguar një letër falenderimi Policisë shqiptare për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025.

Në letrën falenderuese që mban firmën e drejtorit të Çiklizmit, Mauro Vegni theksohet se shërbimi i policisë dhe garantimi i sigurisë tregoi aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave policore shqiptare. Përmendet mes të tjerash edhe fakti se siguria është vlerësuar edhe nga mediat sportive dhe organizmat më të lartë të çiklizmit ndërkombëtar, apo institucione të tjera. 

“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar. Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.

Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”, thuhet në letër.

Letra dërguar policisë

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?