Organizimet e Bashës dhe Berishës për 33 vjetorin, Spiropali: Të dy PD-të duken si sallone çaji ku të pranishmit s’kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit

11 Dhjetor 2023, 19:52| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 21:06

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilësoi organizimet e Bashës dhe Berishës në kuadër të 33 vjetorit të themelimit të PD-së si “sallone çaji ku pjesëmarrësit kujtojnë kohët e vjetra”.

E ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spiropali tha se PD lindi si forcë politike që shpejt u përvetësua nga Berisha. Duke komentuar takimet e organizuara, Spiropali i cilësoi si “faza finale e përvetësimit të PD”.

“PD lindi si shpresë e shqiptarëve për të ndryshuar dhe për të patur garë politike në vend. Afroi rreth vetes njerëz që besonin tek ndryshimi. Ngjizi një forcë politike që shpejt u përvetësua. Ne po shohim në fazën finale të përvetësimit. Ngushtimin e qëllimit dhe arsyes pse PD ekziston, për një familje. Këtu flas për të dy sallat. Sepse edhe Luli ishte një “djalë politik” i Berishës, në sallën tjetër është Berisha me familjen e tij biologjike”- tha Spiropali.

Ministrja shtoi se takimet e organizuara dukeshin si sallone çaji ku të pranishmit nuk kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit përveçse të kujtojnë kohët e kaluara kur partia funksiononte.

“Të dyja sallat duken si sallone çaji ku njerëzit nuk kanë se çfarë i thonë njëri tjetrit përveçse vijnë e hanë dy kikirikë e kujtojnë kohët kur ishin një parti që funksiononte. Këtu duhet të ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por sot e  kanë gojën të mbyllur. Nuk mendojnë se mund të hyjnë në ndonjë garë se gara është e mbyllur”- u shpreh ministrja.

Ndërsa analisti, Lorenc Vangjeli e konsideroi takimin e organizuar nga Basha si një përpjekje e dështuar, duke u shprehur se sipas tij, kryedemokrati nuk ka grintën për të cilën ka nevojë politika.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • P. Hajdini: 11/12/2023 23:04

    kesaj dhjeputeteje, i ka zene botoxi edhe trute, ngaterron sallonet e cajit, ku vertete ata qe mblidhen kane se cthone e dine se cthone, me 'sallonet' e droges e te botoxit, ku e vetmja adrenaline me sa duket jane makuteria e bullizmi i veshur embel me populizem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?