Organizimi i Ermal Mamaqit/ Braçe: Krim! Policia të mos bëj sikur nuk e sheh! Kontrolle duan, kontrolle do kenë

31 Janar 2021, 17:38| Përditesimi: 31 Janar 2021, 17:47

  • Share

I ashpër ka qenë në reagimin e tij, zv.kryeministri Erion Braçe, pas publikimit në media të skandalit me Ermal Mamaqin, i cili ka grumbulluar dhetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID. Krim e ka cilësuar Braçe, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot edhe të kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xheferi. Braçe i bën thirrje policisë që të reagojë.

"Ky eshte krim! Keta nuk jane ndryshe nga gjithkush! Sfida ndaj ligjit dhe rregullave te semundjes kur ajo eshte ne kulm, duhet te marre pergjigje ligjore shembullore! Ky i pari eshte Ferdinand Xhaferi ne Durres dhe Durresi cdo dite eshte i dyti per numrin e infektimeve; Ky i dyti eshte Ermal Mamaqi ne Tirane dhe Tirana cdo dite eshte e para per numrin e infektimeve; shihini; te dy ne ambjente te mbyllura, pa asnje maske te vetme, pa distance e afermendsh,
pa higjene!  Eshte kriminale, ne shkelje te plote te ligjit! Eshte sfiduese, arrogante! E padrejte per cilindo tjeter qe zbaton rregullat, cilindo qe infektohet prej tyre, humb jeten;
E padrejte per shkollat-universitetet, ceremonite mortore-te gjitha te mbyllura; E padrejte per kinemate, teatrot, pallatet e sportit, stadiumet-te gjitha te mbyllura. Ky krim me shendetin e njerezve duhet te marre fund! Policia nuk mund te bej sikur nuk sheh kur keta publikojne vete shkeljet e ligjit e mburren! Policia e Shtetit qe ngarkohet nga ligji te bej detyren pavaresisht emrave te ketyre, partive ku jane e ne emer te te cilave fryhen si kokoroca! Eshte neveritese qe shperfillin cdo ligj, bejne kete krim dhe pastaj pellasin: e kane gjendjen jashte kontrolli! Kontroll duan, kontroll do kene", shkruan Braçe.

Postimi i Erion Braçes 


Lajmi kryesor:

Skandali/ Ermal Mamaqi mbush sallën me njerëz e thyen rregullat anti-COVID! Komentuesit 'e masakrojnë'! Braçe: Krim! Policia të mos bëj sikur s'i sheh


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?