Zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se policia ka gjobitur Ermal Mamaqin, i cili ka grumbulluar dhjetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID.
“Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba”, tha ajo.
Ka qenë vetë Mamaqi, i cili këtë të diel ka publikuar një video nga trajnimi "si të bëhemi të suksesshëm në jetë". Ajo që u vu re ishte një sallë e mbushur plot, me njerëz që nuk kanë maskë dhe që në pjesën më të madhe nuk ruhej distanca. Në postimin e tij binin në sy komentet e shumta që kanë kritikuar vendimin për të bërë një organizim të tillë në një kohë pandemie.
Edhe zv.kryeministri Erion Braçe, pas publikimit në media të skandalit të Mamaqit, ka bërë një reagim të ashpër, duke e quajtur një krim. Ky organizim erdhi në një kohë kur Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me mbi 10 persona.
Lajmi kryesor:
Komiteti i Ekspertëve: Rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e infektimeve! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë
//ReportTv.al