Mbrëmjen e së premtes në pasarelën e ngritur në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", 24 vajza dhe 22 djem sfiluan për të marë çmimin “Miss dhe Mister Durresi 2024”.
Gjatë spektaktit që zgjati dy orë ata dhanë mesazhe për bashkëmoshatarët e tyre që të ndjekin rrugën e kulturës e të dijes në maratonën e jetës të secilit prej tyre. Organizatorët e spektaklit kishin vendosur që një pjesë të veshjeve të jenë punime me dorë për të mbajtur të gjallë traditën. Në fund juria vendosi që Miss Durrësi të shpallet Xhulia Koço 16 vjeçe, nxënëse në shkollën "Rilindja". Ndërsa Mister Durrësi, Fernando Liçaj gjithashtu 16 vjeç, nxënës në të njëjtën shkollë. Organizatorja e këtij spektakli, Myzejen Konduri dha një mesazh për të rinjtë.
“Duhet të jemi të vemendesh për edukimin e brezit e ri dhe ne të bëhemi mbështetje që ata të fluturojnë për të arritur ëndrrat”, tha organizatorja e spektaklit Myzejen Konduri.
Ndërsa fituesja e kurorës, Xhulia Koço tha se aspiron të bëhet mjeke, por pa harruar dhe modelingun. Edhe djaloshi fitues i çmimit të parë Fernando Liçaj tha se ky çmim është një mundësi më shumë për ndjekur rrugën e artit.
Konkursi “Miss dhe Mister Durrësi” mbushi 22 vjet që nga edicioni i parë që u regjistrua në vitin 2002.