Organizoi disa dasma të njëpasnjëshme, lokali merr gjobë 1 milionë lekë dhe pezullim aktiviteti 6 muaj
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Lokali ndodhet në fshatin Verjon, Nikël të Fushë - Krujës.
Policia e Durrësit u ka bërë thirrje të gjithë administratorëve të subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.