Reinout Vos takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

Politikë

Ambasadori i Holandës në Tiranë takim me krerët e drejtësisë: Roli i institucioneve të pavarura, thelbësor për avancimin e integrimit në BE

9 Shtator, 21:51| Përditesimi: 9 Shtator, 21:53

  • Share

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka mbledhur në një takim sot krerët e institucioneve të drejtësisë. Në tryezë kanë marrë pjesë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani. 

Po ashtu të pranishëm ishin edhe Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, si dhe diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori holandez Vos ka postuar një foto nga takimi në rrjetin X, ndërsa shkruan se roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies”, shkruan ambasadori Vos.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?