TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kishin përshtatur ambientet e disa lokaleve për organizimin e lojërave të fatit.
Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç, R. J., 46 vjeç, dhe M. A., 54 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Në telefonat e tyre u gjetën linqe të cilat i përdornin për vënien e basteve sportive online, veprimtari e jashtëligjshme.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komento