Pajisjet e sekuestruara

Kronikë

Organizonin lojëra fati nëpërmjet telefonit, policia vë në pranga dy administratorë lokalesh në Lezhë! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, celular e para

31 Gusht 2021, 10:41| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 10:43

  • Share

Policia e Lezhës ka vënë në pranga administratorët e dy lokaleve, Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg", pasi kishin përshtatur lokalin për aktivitetin e lojrave të fatit.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalet e tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë. Gjatë kontrolleve në 2 lokale, në lagjen “Skënderbeg”, policia ka gjetur 5 pajisje elektronike, 6 aparate celular dhe një shumë parash që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?