Një person u arrestua, 3 po hetohen në gjendje të lirë e një është shpallur në kërkim pasi organizonin lojëra të paligjshme pokeri në një lokal.
Policia i kapi 4 qytetarët në flagrancë, në kohën kur po luanin poker në një lokal në Laprakë, ndërsa pronari i lokalit është në kërkim.
Kështu 38-vjeçari i arrestuar A. N., banues në Tiranë, akuzohet "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. P., 37 vjeç, N. L., 29 vjeç, dhe F. L., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në kërkim u shpall pronari i lokalit, 54-vjeçari 54 vjeç, për një serë veprash penale, si: "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", dhe "Punësimi i paligjshëm".
Si prova, policia sekuestroi 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Rasti u identifikua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, gjatë operacionit policor i koduar "Dealer". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
Qeveria po shqyrton hapjen dhe formalizimin e basteve sportive online, por kjo nuk përfshin lojërat poker.