TIRANË- Drejt Europës dërgonin heroinë e kokainë kurse në Turqi kanabis me gomone. SPAK dhe Policia e Shtetit prangos dy fierakët Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çelajn si drejtues të grupit.
SPAK bënë me dije se prej vitit 2019 ka pasur një hetim të përbashkët me homologët grek dhe ata të Maqedonisë së Veriut, duke finalizuar mbrëmjen e 19 korrikut arrestimit e dy të konsideruesve "bosë” dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Si u arrestua Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çelaj ?
Burime për ReportTv bëjnë me dije se një postobllok i RENEA dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) i ka prangosur ata më 19 korrik në Gjirokastër, teksa ktheheshin nga Saranda.
Të njëjtat burime sqaruan se ndaj tyre ka nisur edhe një hetim pasuror ndërsa nga vitit 2016 që këtij grupi i është dhënë goditja e parë janë sasi të konsiderueshme kokainë, heroinë e kanabis sekuestruar.
Në vitin 2016 grupit të drejtuar nga Sulaj dhe Çelaj në territorin shqiptarë i janë sekuestruar 11.5 kg heroinë, 10 kg hashash dhe janë arrestuar tre anëtarë. Në vitin 2017 janë dy operacione në Greqi e Shqipëri, ku janë prangosur 38 anëtarë të grupit mes tyre 11 shqiptarë. Po ashtu në këtë operacion janë sekuestruar 3.16 kg canabis, 4.3 kg kokainë, 166 imë canabis, 25530 euro cash, dy skafe, 7 autovetura, 7 peshore, 70 telefona celularë.
Në një tjetër operacion zhvilluar në Maqedoninë e Veriut grupit të shqiptarëve drejtuar nga dy të konsideruar bosët fierak, janë sekuestruar 38.95 kg marjuanë dhe në pranga janë vënë dy persona. Sipas SPAK, ky është vazhdimi i operacionit ‘’kujtesa‘’ dhe shkëmbimet e informacionit me policinë greke dhe atë shqiptare ka përcjell prova në SPAK deri në identifikimin e dy fierakëve dhe nxjerrjen ndaj tyre të masës së sigurisë arrest në qeli, tashmë e ekzekutuar.
Njoftim i SPAK