Foto ilustruese

Kronikë

Organizonte lojëra fati në lokal dhe nuk respektonte masat anti-covid, procedohet penalisht pronari, gjobë 100 mijë lekë

11 Korrik 2020, 10:10| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 10:15

  • Share

Pronari i një lokali po procedohet në gjendje të lirë në Durrës, pasi gjatë kontrollit për respektimin e masave anti-covid nga Task Forca u zbulua se organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme si dhe se nuk respektoheshin protokollet e sigurisë për pandeminë.

30-vjeçari me iniciale A.Zh., gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, (poker), pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu nga ana e ISHP-së, u vendos masë administrative 1 milion lekë të vjetra për mosrespektim të protokolleve të sigurisë anti-covid.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • maxxx: 11/07/2020 10:29

    te gjitha pikat e llotove qe ne te kaluaren kan sherbyer.punojne shumica akoma fshehurazi.kshuqe duhet monitoruar .se po punojne me rehat tani pa taksa pa gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?