Kronikë

Organizonte lojëra fati, procedohet penalisht 43-vjeçari në Tiranë

12 Korrik 2019, 17:32| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 17:34

  • Share

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë një 43-vjeçar, F.Z., banues në Tiranë pasi gjatë  kontrollit në lokalin e tij në rrugën “Don Nikoll Marku”, u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit, të cilat u sekuestruan.

Ai tashmë akuzohet për veprën “Vënia në dispozicion e lokaleve për vepra të palejuara”dhe për  dhe “ Organizimi i lotarive të palejuara”. Kontrolle kundër aktivitetit  të paligjshëm të lojrave të fatit, do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundraligjshëm. Policia e Shtetit ka bërë edhe një ftesë për qytetarët që të denoncojnë rastet në fjalë.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?