Muzikë live në kohë koronavirusi, gjobitet lokali i natës në Durrës që theu masat anti-COVID (VIDEO)

22 Korrik 2020, 09:10| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 09:37

  • Share

Një subjekt në Durrës që pavarësisht aktit normativ për mbylljen e lokaleve të natës vazhdonte aktivitetin është gjobitur nga policia.

Gjoba është marrë ndaj shtetasit K. P, i cili është konstatuar nga blutë e Durrësit duke mbajtur një aktivitet të tillë në zonën e plazhit. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Prej dy ditësh përfaqësues ose të prekur nga vendimi për mbyllejn e klubeve të natës kanë protestuar përpara kryeministrisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?