Organizonte përleshje me qen dhe i publikonte në rrjete sociale, nën hetim 24-vjeçari nga Tirana

11 Gusht 2022, 14:56| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 16:59

  • Share

Rexhep Mansaku, 24 vjeç, është vënë nën hetim nga policia dhe akuzohet për “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ka nxitur qentë që të sulmonin njëri-tjetrin dhe filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale. Policia ka bërë me dije se pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin Mansaku është shoqëruar për në polici.

Pasi i ka postuar videon në rrjetet sociale, i riu është përballur me reagimin e madh të qytetarëve. Kjo e ka detyruar edhe të kërkojë falje, duke thënë se nuk do të ndodhë më.

I riu kërkon falje në rrjetet sociale

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?