Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, 29 dhe 24-vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, janë vënë në pranga në Tiranë nga Forcat Operacionale. Më herët, pak ditë pas ngjarjes së ndodhur më 8 korrik, policia arrestoi edhe vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin si të përfshirë.
23-vjeçari u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi ngjarjen pak ditë pas vrasjes nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilat e çuan te makinat që kishin marrë me qira tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja.
"Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin F. B., dhe me shtetasin P. H. alias P. C., 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.", njofton policia.
Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar dhe e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Bushgjoka u arrestua në zonën e Astirit, ndërsa Çakrri u kap në Kukës. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme synon që të mos zbuloheshin nga autoritetet.
Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in. Pasi policia identifikoi automjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se nxorri vëllain tjetër në Kosovë pas krimit.
Mjetet i kanë ndërruar disa herë, ndërsa Report Tv arrituri të sigurojë fotot e dy prej tyre, një mjet i zi tip Range Rover dhe një tjetër i bardhë që u përdor nga autorët natën e rrëmbimit. Në njërin fragment të pamjeve dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, të marrë peng.
Njoftimi i policisë:
Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Operacioni policor i koduar “Operacionalja 68”, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA.
Kapen në Tiranë dhe vihen në pranga 2 vëllezërit e njërit prej autorëve të vrasjes nëpërmjet strangulimit, të shtetasit R. D., më datë 08.07.2025, në Burrel.
Të arrestuarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R. D.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh siguruan informacion për vendndodhjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim.
Bazuar në këtë informacion, u organizua dhe u zhvillua në bashkëpunim me shërbime të Forcës Speciale RENEA, operacioni i koduar “Operacionalja 68”, për kapjen e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në një apartament në Tiranë dhe ndaluan shtetasit:
-K. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, vëllezër.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin F. B., dhe me shtetasin P. H. alias P. C., 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.
2 shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, për veprime të mëtejshme
Komente
