Organizuan vrasjen e Inezit të Vlorës, mbyllet në qeli Xheladin Merko! Kërkohet ekstradimi i dy qitësve në Itali

7 Dhjetor 2019, 17:56| Përditesimi: 7 Dhjetor 2019, 18:00

  • Share

Xheladin Merko, njëri nga 8 personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës si pjesë e skuadrës që qëlloi me kallashnikov në 10 maj 2019 mbi Inez Hajrulla sot ka dalë para gjykatës së Vlorës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Një masë e tillë sigurimi është kërkuar nga prokurori i çështjes Alfred Saliu, kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari i çështjes. Ndërsa për sa i përket dy personave të tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti, të kapur në Itali, dhe që konsiderohen si pjesë e grupit të zjarrit të kësaj skuadre, prokuroria e Vlorës i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve Italiane, ku kërkon ekstradimin e tyre në Shqipëri me qëllim përballjen në sallën e gjyqit, me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Një tjetër person mjaft i rrezikshëm dhe që ende nuk është kapur nga policia e Vlorës dhe Tiranës është Fatmir Hyseni apo siç njihet ndryshe në Vlorë si “Doqia”. Ky person dyshohet të jetë truri i sulmit kundër Inez Hajrulla në Vlorë dhe disa shokëve të tij që po qëndronin në ambjentet e jashtme të lokal “A&B Mazana”.

Nga breshëritë e lëshuara me dy automatikë Inez Hajrulla dhe shokët e tij në tavolinë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, kjo edhe falë reagimit me një pistoletë që Hajrulla e mbante me vete. Por një nga plumbat e qitur nga automatikët, kanë plagosur lehtë në këmbë punonjësin e bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 09/12/2019 15:57

    nuk ma mer mendja per iglin.djale i qete punetor,jam i bindur qe është ngaterese.shpresoj te dali e verteta po nuk ka mundësi ne bote qe igli te ket gisht.

    Përgjigju
    • Vlora: 09/12/2019 23:33

      Kujton se pjerdh njeri per komentet e tua ktu duke na mbush mendjen qe esht i pafajshem Po ik andej se dale ca do u dalin te tjera rini ne qetsi aty e prsisni provat e prokuroris.kur esht kaq i pafajshem igli suloti memaj Pse e ka nderuar mbiemrin??? Apo kot meqe skish ca te bente un nuk njoh ndonje hallexhi puntor qe nderon mbiemrin kot per qef.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?