Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania".
Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Pas ndeshjes për mediet foli presidenti i Tiranës, Refik Halili.
"Goli që u bë normal që na dhëmb, megjithatë ky është futbolli. Mund të them që e humbëm ndeshjen, por kam besim se kjo skuadër do shkojë shumë përpara. Edhe ne jemi nisur që në hapat e para me këtë merkato që duam të shkojmë drejt objektivit, që është gjithmonë titulli. Nuk jam i nxituar që të them që kjo skuadër do shkojë drejt kreut. Padiskutim që brenda në skuadër ka elemente mjaft të mirë dhe futbollistët janë goxha të mirë.
Zgjedhje e duhur ndryshimi i trajnerit? Kisha qejf të flisja vetëm për këtë ndeshje, por meqë doni t’iu them diçka tjetër po jua them që ekipi nuk po bënte mirë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi bërë atë ndryshim sepse gjatë gjithë kohës ka dhe specialistë që janë pranë skuadrës dhe kanë parë që te skuadra kishte nevojë të bëhej diçka, të bëhej një ndryshim dhe ndryshimi ishte i duhuri dhe ka qenë gjëja më e mirë që është bërë. Kështu që ne vazhdojmë të jemi në fuqi të asaj që kemi thënë, që Shehi është i pezulluar", tha Halili për mediet.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Partizani pa trajner mposht 2-1 Tiranën, kryeqyteti mbetet i kuq! Bardheblutë 381 ditë pa fitore në derbi
S.Dh/ReportTv.al