Oriela Nebiaj

Ori Nebijaj mbyll ‘Për’puthen’ për t'u futur në Kuvend: Do bëj maksimumin si deputete

2 Dhjetor 2022, 20:49| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 20:52

  • Share

Moderatorja Oriela Nebiaj është gati për të futur në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi KQZ miratoi dhënien e mandatit, Nebiaj mbyll karrierën televizive.

Në mbyllje të emisionit ‘Përp’puthen’ që Nebaj prezantonte, ajo tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin si deputete.

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

Një ditë më parë KQZ miratoi dhënien e mandatit për Nebiajn, ndërsa kjo e fundit do futet në Kuvend pas largimit të Grida Dumës. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Nebiaj mori 5606 vota preferenciale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 02/12/2022 22:16

    Do ta ndrisesh parlamentin me programet e per thuqes .thuai deputeteve te vishen me mini se edhe ty te degjojne .shko mbaro ndonje shkolle te saliut dhe lulushit qe te beri deputete se çfar do te ndrisesh ta shikpjme sa te vlen lekura do tu shkosh per te biseduar fshat me fshat po per ju deputet lleku eshte te llapni dhe te jepni urdhra medet cfar e pret parlamentin rrofte babi bizesmen qe i dha lulushit leket .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?