Orientimi drejt arsimit profesional, Rama: Më shumë se 4 mijë vende të lira për nxënës që duan t’u bashkohen shkollave për të mësuar profesion

24 Nëntor 2023, 10:34| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 11:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nxënës dhe drejtorë të zyrave arsimore ku ka theksuar nevojën e orientimit drejt arsimit profesional. Rama tha se arsyeja përse qeveria është përqendruar shumë në arsimin profesional është fakti se janë bërë investime në këtë fushë.

“Arsyeja pse arsimi profesional nuk vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së prindëve dhe të nxënësve janë më shumë sesa një. Por është e qartë se në këtë fazë të zhvillimit të vendit, duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që janë ngritur gjatë gjithë rrugës për shkak të këtyre arsyeve. Nuk dua të bëj këtu një shtjellim të arsyeve pse situata në raport me arsimin profesional nuk është ajo që do të ishte dëshiruar për nevojat që ka vendi sot, por e rëndësishme është të kuptohet se sot ne kemi mundësi ta adresojmë këtë situatë me më shumë agresivitet për shkak të faktit që kemi investuar në mënyrë të arsyeshme. Patjetër që duhet më shumë dhe më shumë do bëjmë por aktualisht, nëse i nxisim nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional e bëjmë pa merakun që do shkojnë në shkolla ku pastaj nuk do mund të marrin arsimin e nevojshëm për shkak të kushteve”- u shpreh Rama.

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit theksoi se në sistemin e arsimit profesional janë 4 mijë vende të lira për nxënës të cilat duan t’i bashkohen shkollave për të mësuar një profesion. Rama tha se nevojat janë për shumë më tepër nxënës por duhet akoma investim në infrasktrukturën e shkollave që ofrojnë arsimin profesional.

“Këtu janë jo rastësisht drejtorët e arsimit profesional me drejtorët e zyrave arsimore, sepse kjo është një punë e përbashkët. Nëse sot kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, ne duhet të thithim 4 mijë nxënës. Nevojat janë për shumë më tepër por nuk mund t’ju themi juve të shtyni shumë më tepër sepse do na duhet të kemi infrastrukturën për shumë më tepër”- shtoi kryeministri.

Çdo nxënës i gjimnazeve që do t’i transferojë studimet në arsimin profesional mund ta bëjë këtë brenda 3 muajve nga nisja e vitit shkollor.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 24/11/2023 14:35

    Merri nga Bangladeshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?