Ekipi i ekspertëve të OBSH, do të mbërrijnë të enjten në Kinë, kanë deklaruar sot autoritetet kineze. Ekipi do të shkojë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, për të cilën Pekini është akuzuar se ka tentuar të pengojë hetimet.
Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.
Vështirësitë që patën ekspertët për të marrë vizat, madje dy prej tyre u detyruan të kthehen mbrapsht, janë pritur me kritika të mëdha nga drejtori i përgjithshëm i i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit. Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë dhe më pas do t’i drejtohen qytetit nga ku lindi virusi Wuhan.
Maskarenjte e Kines,i sorollasin qe te pastrojne /vendin e krimit/ qe te mos gjejne gjurme.Babai im ka pas punuar me kinezet ,ne kohen e Xhaxhit.Ata me krenari i thoshnin se ne(kinezet),hame cdo gje qe ecen,zvarritet,noton,ose fluturon mbi Toke,pervec aeroplanit.
Përgjigju