Qeveria Australiane denoncoi një sulm të egër dhe në shkallë të gjerë të mbështetur nga një vend i huaj, pa specifikuar emrin e kombit të dyshuar.
"Sulmi - tha Kryeministri Scott Morrison – u drejtua kundër organizatave australiane në sektorë të ndryshëm, përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, industrisë, arsimit, shëndetësisë, ofruesit e shërbimeve thelbësore dhe operatorët e infrastrukturës. Ne e dimë se është një sulm i sofistikuar kibernetik i lidhur me një shtet".
Ai tha gjithashtu se "Këto janë veprime të një shteti me aftësi të konsiderueshme”.
Pavarësisht se ai nuk dha përgjigje nëse paskësaj fshihej Pekini, ngjarjet e fundit të bëjnë të dydhosh se ‘shteti i huaj’ është Kina. Javët e fundit nuk kanë munguar tensionet tregtare midis Australisë dhe Kinës. Autoritetet kineze gjithashtu kanë këshilluar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në vendin oqeanik. Masat janë interpretuar nga shumica e vëzhguesve si hakmarrje për faktin se Australia po kërkon një hetim të pavarur mbi origjinën dhe përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.
Qendra Australiane për Siguri Kibernetike ka lëshuar një udhëzues teknik ku shpjegon se si organizatat mund të identifikojnë dhe ‘zbusin’ sulmet.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Trump nuk e përjashton mundësinë që Kina të ketë favorizuar përhapjen e koronavirusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë konkuruese. ‘Ata e kanë dashur gjithmonë këtë gjë’- tha në një intervistë për Wall Street Journal.
Në fund të majit Trump ndërpreu marrëdhëniet me OBSH për shkak të trajtimit të saj të koronavirusit, duke thënë se organizata ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës. Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në letër jepej 30 ditë afat për t’u angazhuar për reforma. Trump tha se “Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit.