Origjina e Koronavirusit, ekipi i OBSH-së inspekton në një laborator të Wuhanit

3 Shkurt 2021, 11:45| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 13:36

  • Share

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë , të cilët aktualisht gjenden në Kinë për të hetuar origjinën e COVID-19 kanë vizituar një laborator në Wuhan për të cilin ka pasur pretendime se aty ka lindur virusi i ri.

Inspektimi i institutit të virologjisë në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e virusit.

Misionin e ekspertëve të OBSH, Kina e kishte vonuar gjatë gjithë vitit të parë të pandemisë dhe misioni i tyre është të shpjegojë se si virusi kaloi nga kafshët tek njerëzit. Megjithatë ngrihen dyshime nëse ata do të mund të gjejnë prova për faktin se ka kaluar shumë kohë që nga fillimi i pandemisë.

 “Ne po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha zoologu dhe anëtari i ekipit Peter Daszak, sipas një video të transmetuesit japonez TBS.

Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Wuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe ka kaluar tek njerëzit në tregun e kafshëve të egra.

Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë.  Kina ka mohuar teorinë se virusi ka lindur aty, madje ka theksuar se virusi mund të ketë origjinën diku tjetër ose është sjellë në vend me importet e prodhimeve të detit të ngrirë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?