Bashkim Dedja, Shkelzen Selimi dhe Fatos Lulo

Kronikë

‘Origjina’ e pasurive të sekuestruara nga SPAK, nga dyqani 120 mijë € që i dhuroi motra ish gjyqtarit Fatos Lulo deri te karburanti 250 mijë € i Shkëlzen Selimit

4 Maj 2021, 19:26| Përditesimi: 4 Maj 2021, 19:34

  • Share

Teksa vëmendja e mediave, politikës dhe opinionit publik ishe fokusuar tek zgjedhjet parlamentare, më 28 prill 2021, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqtarëve të nivelit të lartë; ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Po si i kanë justifikuar më parë këto pasuri të sekuestruara tre ish gjyqtarët, gjatë procesit të Vetingut dhe në deklaratat e pasurisë?

Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. Lulo është shkarkuar në mars të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në korrik 2018, u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelit. Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia kanë bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë ero, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

Shkëlzen Selimit, SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Selimi u shkarkuar nga KPK-ja në korrik të 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ish-gjyqtari e ankimoi vendimin, por u shkarkuar nga Kolegji i Apelimit me vendim të formës së prerë në shkurt të 2019. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkuar vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të Vetingut.

Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.

Bashkim Dedes i është sekuestruar një apartament në Golem të Kavajës, pasi nuk e justifikonte me burime të ligjshme. Në qershor të vitit 2018, Bashkim Dedja arriri të kalonte shkallën e parë të Vetingut, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Apelimit nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi shkarkimin e gjyqtarit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi Bashkim Deden nga detyra në dhjetor të 2018. Gjatë procesit gjyqësor, në pah doli edhe apartamenti në Golem.

Për këtë pasuri, Dedja ka pohuar se është e vëllait që jeton në Dibër dhe se ai e ka përdorur herë pas here. “...kam përdorur herë pas here me ditë, një apartament dhomë e kuzhinë në pronësi të L.D., të ndodhur te në Golem, Kavajë”, ka pohuar ish-gjyqtari. Ajo që ngriti dyshime ishte kontrata e energjisë elektrike me OSHEE, e cila ishte në emrin e Bashkim Dedes. Në përfundim, Kolegji i Apelimit, arriri në konkluzionin se “Për përdorimin e pasurisë së paluajtshme “apartament”, me sipërfaqe 60 m2, në Golem, Kavajë, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka pasaktësi në deklarim në lidhje me përdorimin e kësaj pasurie”.

Shpjegimi i pasurisë i Shkëlzen Selimit  

Shpjegimi i pasurisë i Fatos Lulos  

Shpjegimi i pasurisë i Bashkim Dedës

Komento

Komente

  • Lala: 04/05/2021 19:32

    Bravo ju lumt.po liken qe ka banjo per macen kur do I rrasni kollodokun?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?